{"id":31140,"date":"2023-01-02T15:29:07","date_gmt":"2023-01-02T13:29:07","guid":{"rendered":"https:\/\/ild.al\/?p=31140"},"modified":"2026-07-02T15:29:55","modified_gmt":"2026-07-02T13:29:55","slug":"full-interview-of-the-high-inspector-of-justice-for-euronews-albania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ild.al\/en\/2023\/01\/02\/full-interview-of-the-high-inspector-of-justice-for-euronews-albania\/","title":{"rendered":"FULL INTERVIEW OF THE HIGH INSPECTOR OF JUSTICE FOR EURONEWS ALBANIA"},"content":{"rendered":"<div data-elementor-type=\"wp-post\" data-elementor-id=\"31140\" class=\"elementor elementor-31140\" data-elementor-post-type=\"post\">\n\t\t\t\t\t\t<section class=\"has_eae_slider elementor-section elementor-top-section elementor-element elementor-element-1cbff2fa elementor-section-boxed elementor-section-height-default elementor-section-height-default\" data-eae-slider=\"18545\" data-particle_enable=\"false\" data-particle-mobile-disabled=\"false\" data-id=\"1cbff2fa\" data-element_type=\"section\" data-e-type=\"section\">\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"elementor-container elementor-column-gap-default\">\n\t\t\t\t\t<div class=\"has_eae_slider elementor-column elementor-col-100 elementor-top-column elementor-element elementor-element-64023520\" data-eae-slider=\"94665\" data-id=\"64023520\" data-element_type=\"column\" data-e-type=\"column\">\n\t\t\t<div class=\"elementor-widget-wrap elementor-element-populated\">\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"elementor-element elementor-element-22f9c192 elementor-widget elementor-widget-text-editor\" data-id=\"22f9c192\" data-element_type=\"widget\" data-e-type=\"widget\" data-widget_type=\"text-editor.default\">\n\t\t\t\t<div class=\"elementor-widget-container\">\n\t\t\t\t\t\t\t\t\t<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong><em>: <\/em><em>N\u00eb shkurt ILD b\u00ebn 3 vite nga nisja e funksionimit, a mund t\u00eb themi q\u00eb ky institucion \u00ebsht\u00eb i \u2018kolauduar\u2019 tashm\u00eb ?<\/em><\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: Me nj\u00eb shkurt t\u00eb 2023, b\u00ebhen 3 vite nga ngritja e institucionit t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Dua t\u00eb ri sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb publikut, se n\u00eb 1 shkurt 2020, kur u krijua institucioni, nuk kishte as zyr\u00eb dhe me 1 shkurt kishte vet\u00ebm nj\u00eb person q\u00eb punonte, q\u00eb isha un\u00eb, nd\u00ebrsa sot gati 3 vite m\u00eb pas, flasim p\u00ebr standarde t\u00eb tjera t\u00eb pun\u00ebs. E risolla n\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb detaj, p\u00ebr t\u00eb treguar se nga momenti i zgjedhjes s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ndoshta duken shum\u00eb 3 vite, por jan\u00eb pak p\u00ebr jet\u00ebn dhe ngritjen e nj\u00eb institucioni, n\u00eb kuptimin e standardeve, n\u00eb kuptimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb kuptimin e dinamik\u00ebs dhe efekteve q\u00eb duhet t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb institucion. Pas 3 vitesh jam i bindur, se institucioni e ka krijuar fizionomin\u00eb e vet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb ka filluar t\u00eb funksionoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ka filluar t\u00eb funksionoj\u00eb dhe qytetar\u00ebt besoj e njohin, q\u00eb ankesat ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve trajtohen nga ky institucion. Po ashtu gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt kan\u00eb filluar ta njohin institucionin dhe standardet q\u00eb po prodhon ky institucion. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye sjellja e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kujdesshme, n\u00eb kuptimin e standardeve q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin p\u00ebr procedurat gjyq\u00ebsore, q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr funksion t\u00eb kryejn\u00eb. K\u00ebto standarde pune jan\u00eb t\u00eb konfirmuara, jo thjesht nga eksperienca e ILD-s\u00eb, por edhe nga vendimmarrja e K\u00ebshillave p\u00ebrkat\u00ebs, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, p\u00ebr prokuror\u00ebt, por edhe nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, si struktura finale, q\u00eb trajton ankimimet e procedimeve disiplinore ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. N\u00eb gjitha rastet q\u00eb u paraqit\u00ebn pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit jan\u00eb konfirmuar 100% praktikat apo procedurat e ndjekura, si nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe K\u00ebshillat p\u00ebrkat\u00ebs, cka provon standardet e krijuara, por q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb padyshim m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb. Gjithsesi p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb pas 3 viteve, ku ishim dhe ku jemi, pra ky institucion ka arritur t\u00eb prodhoj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me dy K\u00ebshillat, standarde q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb pun\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor.<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong><em>: Lidhur me trajtimin e ankesave, keni ecur me ezaurimin e atyre t\u00eb mbartura dhe t\u00eb reja , duke pasur parasysh shtimin e inspektor\u00ebve?<\/em><\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: N\u00eb 1 Shkurt 2020, stoku i praktikave t\u00eb mbartura q\u00eb erdh\u00ebn nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat ishin struktura, q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment kishin proceduar apo kishin trajtuar ankesat e qytetar\u00ebve p\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor dhe at\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb, erdh\u00ebn pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Rreth 2200 n\u00eb mos gaboj, ankesa t\u00eb tilla q\u00eb vinin nga vitet 2017, 2018, 2019, edhe fillimi i vitit 2020. Problemi i inspektor\u00ebve \u00ebsht\u00eb akoma ekzistent n\u00eb Zyr\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo Zyr\u00eb, un\u00eb mendoj q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr inspektor\u00eb magjistrat\u00eb gjyqtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e njohin sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb nga brenda dhe mund t\u00eb prodhojn\u00eb analiza m\u00eb t\u00eb plota dhe profesionale, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar rritjen e performanc\u00ebs s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. Numri i ankesave n\u00eb total p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb mbartura, sot q\u00eb flasim \u00ebsht\u00eb mbi 5000 ankesa. Un\u00eb e kuptoj padyshim, q\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, i ka kaluar afatet q\u00eb parashikon ligji p\u00ebr trajtimin e ankesave, sidomos p\u00ebr pjes\u00ebn e t\u00eb mbarturave sepse po flasim p\u00ebr ankesat q\u00eb vijn\u00eb nga viti 2017, por p\u00ebr t\u00eb mos ja l\u00ebn\u00eb koincidenc\u00ebs trajtimin e ankesave \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb medotologji, q\u00eb trajton prioritizimin e trajtimit t\u00eb ankesave. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, prioritet i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ankesave t\u00eb vjetra, e padyshim ankesave q\u00eb vijn\u00eb tani, duhet t\u00eb presin koh\u00ebn e tyre, deri sa t\u00eb trajtohen ankesat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, sepse e till\u00eb \u00ebsht\u00eb radha logjike e pun\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb radh\u00eb ligjore sepse afati p\u00ebr t\u00eb cilin duhet, apo brenda t\u00eb cilit duhet ta trajtoj\u00eb ankes\u00ebn Inspektori i lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb 5 vjet, edhe un\u00eb nuk do doja q\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb parashkruhej n\u00eb Zyr\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Do doja q\u00eb \u00e7do qytetar, secili t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i takon sipas ligjit.<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong>: Meq\u00eb jemi tek ankesat, sa i takon afateve dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ankimit, dhe ILD vihet n\u00eb l\u00ebvizje vet\u00ebm me denoncim apo edhe kryesisht?<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: Po. At\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat, q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, si nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe nga institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb nga momenti q\u00eb u zgjodh\u00ebm, apo kur filloi funksionimi i institucioneve, ishte nd\u00ebrmarrja e nj\u00eb fushate njoh\u00ebse t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb institucionit tek qytetar\u00ebt. Pra \u00e7do qytetar t\u00eb kuptonte, se cili ishte funksioni i \u00e7do institucioni t\u00eb ri q\u00eb po krijohej, e padyshim edhe afatet e funksionimit t\u00eb vet. Kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shum\u00eb arsye, sepse natyrisht n\u00eb 1 shkurt t\u00eb vitit 2020, k\u00ebtu (n\u00eb ILD) kishte vet\u00ebm nj\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb punonte, e q\u00eb duhet t\u00eb prodhonte standardet e reja t\u00eb pun\u00ebs, l\u00ebri pastaj fushatat njoh\u00ebse. Megjithat\u00eb, gjithsesi ne jemi munduar q\u00eb ta prekim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duke qen\u00eb prezent\u00eb, edhe me nj\u00eb faqe shum\u00eb t\u00eb pasur interneti, me informacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, q\u00eb duan t\u00eb konsultojn\u00eb rolin e pun\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb sjellin ankes\u00eb personalisht n\u00eb institucion, ne gjithmon\u00eb kemi nj\u00eb grup njer\u00ebzish, q\u00eb i takojn\u00eb dhe i sqarojn\u00eb p\u00ebr detyrat dhe funksionet q\u00eb ne kemi. Un\u00eb jam munduar, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet intervistave ta b\u00ebj prezent rolin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe afatet q\u00eb ai ka. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb konkret, ligji parashikon nj\u00eb afat 3 mujor p\u00ebr trajtimin e nj\u00eb ankese, n\u00eb kuptimin q\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb brenda 3 muajve, duhet t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje qytetarit, n\u00ebse ankesa do procedohet p\u00ebr m\u00eb tej, apo do arkivohet. Pastaj ka nj\u00eb afat 6 mujor deri n\u00eb 9 mujor p\u00ebr hetimin, n\u00ebse Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb mendon q\u00eb kjo ankes\u00eb duhet hetuar, edhe pastaj kalon n\u00eb procedim disiplinor pran\u00eb K\u00ebshillave p\u00ebrkat\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb konkret, afati 3 mujor padyshim p\u00ebr shum\u00eb ankesa ka kaluar sepse si\u00e7 e thash\u00eb edhe n\u00eb pyetjen e m\u00ebparshme, ne kemi gjetur stok t\u00eb madh ankesash t\u00eb prapambetura, q\u00eb duhet t\u2019i trajtonim sepse nuk doja, q\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb parashkruhej n\u00eb Zyr\u00ebn e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb arsye. Ne jemi munduar q\u00eb t\u2019i japim prioritet ankesave t\u00eb vjetra, duke u p\u00ebrpjekur, q\u00eb edhe ankesave t\u00eb reja t\u2019i japim nj\u00ebfar\u00eb trajtimi, sepse gjithsesi njer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb far\u00eb trajtimi p\u00ebr ankes\u00ebn q\u00eb sjellin. Gjetja e k\u00ebsaj balance, ndoshta disa njer\u00ebz i k\u00ebnaq, disa njer\u00ebzve i krijon pak\u00ebnaq\u00ebsi, por ne po mundohemi maksimalisht. I garantoj k\u00ebdo q\u00eb \u00e7do ankes\u00eb q\u00eb ata sjellin, do marr\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i takon. Padyshim i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb n\u00ebse i kalon afati, por k\u00ebto jan\u00eb jasht\u00eb mund\u00ebsive tona, jan\u00eb brenda aq sa mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, brenda mund\u00ebsive q\u00eb kemi, brenda k\u00ebtij institucioni. Jemi p\u00ebrpjekur dhe garantoj \u00e7do qytetar q\u00eb do marr\u00eb p\u00ebrgjigjen, jo vet\u00ebm q\u00eb i takon, por edhe n\u00ebse ai qytetar ka ndonj\u00eb pretendim ndaj ndonj\u00eb gjyqtari t\u00eb caktuar, t\u00eb mos mendoj\u00eb q\u00eb kjo zyr\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb afateve t\u00eb trajtimit t\u00eb ankes\u00ebs, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb nj\u00eb gjyqtar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. \u00c7do qytetar do marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon sipas ligjit dhe \u00e7do magjistrat do marr\u00eb, at\u00eb q\u00eb i takon sipas ligjit.<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong><em>: Ku \u00ebsht\u00eb ILD me inspektimet tematike dhe \u00e7far\u00eb pritet t\u00eb prodhojn\u00eb p\u00ebrfundimet q\u00eb do dilni?<\/em><\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: Inspektimet tematike un\u00eb mendoj q\u00eb jan\u00eb puna m\u00eb themelore e k\u00ebtij institucioni. Natyrisht pa harruar se trajtimi i ankesave e qytetar\u00ebve p\u00ebr pun\u00ebn e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb korpus kryesor p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ky institucion. Synimi kryesor i k\u00ebtij institucioni nuk \u00ebsht\u00eb goditja e \u00e7do magjistrati, apo goditja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive e magjistrat\u00ebve. Funksioni kryesor i k\u00ebtij institucioni \u00ebsht\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb mendim dhe analiz\u00eb p\u00ebr rritjen e performanc\u00ebs s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. Pra ku i shikon ky institucion defektet e sistemit gjyq\u00ebsor dhe atij t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe si mendon ky institucion ta ndryshoj\u00eb qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet ndryshimeve ligjore, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ndryshimit t\u00eb praktikave t\u00eb K\u00ebshillave p\u00ebrkat\u00ebs, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Natyrisht t\u00eb prodhosh t\u00eb tilla analiza nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e thjesht\u00eb, sepse k\u00ebrkon edhe njer\u00ebz, mungesa e njer\u00ebzve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe inspektimet tematike t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb num\u00ebr, ne kemi 3. Nga k\u00ebto dy kan\u00eb mbaruar, nj\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, nj\u00eb p\u00ebrfundon sot. Edhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb e kemi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb fakt i pari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lirimi parakohe me kusht, i cili p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka prodhuar efekte, sepse jan\u00eb disa magjistrat\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkarkuar edhe nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, shkarkime t\u00eb cilat jan\u00eb konfirmuar edhe nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Pra jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb madh, q\u00eb besoj p\u00ebr shum\u00eb pak jav\u00eb do mbaroj\u00eb edhe ky inspektim i tret\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb institucioni e ka krijuar fizionomin\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb mendim juridik p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb sot sistemin gjyq\u00ebsor dhe at\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb. Padyshim sistemi ka shum\u00eb probleme dhe mund t\u00eb kemi debate dhe mendime t\u00eb ndryshme, ku duhet filluar nj\u00eb inspektim tematik n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo at\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ne jemi munduar t\u00eb gjejm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb sistemike, q\u00eb jan\u00eb fenomen, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb efekt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin, pra t\u00eb mos jet\u00eb\u00a0 nj\u00eb problematik\u00eb, q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb caktuar apo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar t\u00eb kufizuar. Jemi munduar q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb tema q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb efekt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin. Viti i ri q\u00eb vjen, padyshim do sjell\u00eb inspektime t\u00eb reja tematike, t\u00eb cilat sipas nj\u00eb analize ton\u00ebn jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim pra sistemike. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe nj\u00eb konsult\u00eb me K\u00ebshillat p\u00ebrkat\u00ebs, me K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mendim, sesi e mendojn\u00eb ato nd\u00ebrmarrjen e k\u00ebtyre inspektimeve t\u00eb tematike dhe fushat ku do nd\u00ebrmerren k\u00ebto inspektime tematike. Edhe hap pas hapi po krijojm\u00eb, at\u00eb q\u00eb tham\u00eb n\u00eb fillim, standardet.<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong><em>:\u00a0 Numri i procedimeve ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve a ka ardhur n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit dhe n\u00ebse po, a mendoni se kan\u00eb pasur efikasitet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb? <\/em><\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: Monitorimi \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e pranueshme n\u00eb kuptimin kushtetues. Monitorimi i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje interesante p\u00ebr t\u2019u trajtuar, edhe n\u00eb kuptimin filozofik t\u00eb fjal\u00ebs, edhe institucional t\u00eb fjal\u00ebs. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, publiku ka interes ta shoh\u00eb se si funksionon sistemi gjyq\u00ebsor, t\u00eb dij\u00eb se si po e administrojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. Esht\u00eb interes demokratik, \u00ebsht\u00eb interes legjitim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb institucion, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili monitoron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kushtetuese, (do e shpjegoj m\u00eb von\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo) pun\u00ebn e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsia n\u00eb pun\u00ebn e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye them monitorim kushtetues. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjetja e nj\u00eb balance kushtetuese t\u00eb k\u00ebtyre dy interesave kushtetues, pra jan\u00eb t\u00eb drejta q\u00eb i parashikon kushtetuta, si pavar\u00ebsin\u00eb e gjyqtar\u00ebve ashtu dhe interesin legjitim t\u00eb publikut, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. Gjetja e k\u00ebsaj balance nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e thjesht\u00eb, gjetja e k\u00ebsaj balance nuk \u00ebsht\u00eb e shkruajtur diku, q\u00eb po e lexon dhe&#8230; gjetja k\u00ebsaj balance vjen me praktik\u00eb,\u00a0 \u00a0gjetja k\u00ebsaj balance vjen edhe me shk\u00ebmbime eksperiencash me vende q\u00eb kan\u00eb stadarde m\u00eb demokratike n\u00eb trajtimin dhe monitorimin e pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, vjen edhe me kultivimin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, e sensit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, vjen edhe me kultivimin e demokracis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. Jan\u00eb t\u00eb gjitha bashk\u00eb, q\u00eb nes\u00ebr prodhojn\u00eb apo krijojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb sistem gjyq\u00ebsor dhe prokurorial q\u00eb prodhon drejt\u00ebsi reale. T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk b\u00ebhen me nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk b\u00ebhen me nj\u00eb muaj, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb stadarde q\u00eb duhet ngritur ngadal\u00eb, ngadal\u00eb, ngadal\u00eb, padyshim q\u00eb ngritja e stadardeve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e jep efektin sot dhe nes\u00ebr, ngritja e stadardeve b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Pavar\u00ebsia e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb, doja ta theksoja k\u00ebt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb, q\u00eb ne e p\u00ebrdorim p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pun\u00ebt e pista t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve apo m\u00eb keq t\u00eb mbrojm\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb n\u00ebse ka. Pavar\u00ebsia e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Sa m\u00eb i pavarur q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjyqtar dhe prokuror sot, aq m\u00eb i mbrojtur \u00ebsht\u00eb qytetari nes\u00ebr, q\u00eb\u00a0 gjyqtari dhe prokurori t\u00eb mos ket\u00eb frik\u00eb as nga pushteti politik, as nga Inspektori i lart\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00ebse Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb do abuzonte me detyr\u00ebn e tij. Ne do t\u2019i krijojm\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve sot, frym\u00ebn q\u00eb puna e tyre \u00ebsht\u00eb e pavarur, vendimmarrja e tyre \u00ebsht\u00eb e pavarur, por \u00ebsht\u00eb e monitorueshme nga pik\u00ebpamja kushtetuese. Sot nuk mund t\u00eb procedohet nj\u00eb gjyqtar, n\u00ebse shoq\u00ebria apo sistemi politik nuk bie dakord me vendimmarrjen dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si e ka zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen gjyqtari. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kushtetuta ka krijuar mekanizma, q\u00eb thot\u00eb n\u00ebse nuk je i k\u00ebnaqur me nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor do t\u00eb shkosh n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit, n\u00ebse nuk je i k\u00ebnaqur me apelin do shkosh n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. N\u00ebse ka pretendime p\u00ebr shkelje disiplinore t\u00eb gjyqtar\u00ebve, pra p\u00ebr sjellje t\u00eb gabuar t\u00eb gjyqtar\u00ebve at\u00ebher\u00eb ka nj\u00eb institucion, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebtu dua t\u00eb theksoj di\u00e7ka n\u00eb fakt, edhe e kam b\u00ebr\u00eb thirrje gjithmon\u00eb, edhe n\u00eb intervista publike edhe n\u00eb njoftimet publike t\u00eb institucionit, \u00e7do ankes\u00eb duhet t\u00eb paraqitet me shkrim. Pse duhet t\u00eb paraqitet me shkrim? Jo thjesht se njer\u00ebzit duhet t\u00eb shkruajn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, apo edhe mediat apo institucionet publike, por \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptojm\u00eb mekanizmin ligjor, se si funksionon ankesa. N\u00ebse nj\u00eb qytetar sot, nj\u00eb media sot, nj\u00eb institucion publik sot, sjell nj\u00eb ankes\u00eb tek Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe pas vendimmarrjes s\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me vendimmarrjen, at\u00ebher\u00eb \u00e7dokujt i lind e drejta, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje t\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ta ankimoj\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb apo n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Nga ana tjet\u00ebr n\u00ebse Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb nuk ka nj\u00eb ankes\u00eb me shkrim, por e nis nj\u00eb verifikim n\u00eb diskrecionin e vet, e mbyll nes\u00ebr, apo ka nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb caktuar, Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb askusht t\u2019ia ankimoj\u00eb. Un\u00eb nuk dua t\u2019i jap k\u00ebtij institucioni mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb jet\u00eb i pakontrolluesh\u00ebm. Un\u00eb do t\u00eb doja q\u00eb \u00e7do pun\u00eb q\u00eb ky institucion b\u00ebn, \u00e7do vendimmarrje q\u00eb ky institucion b\u00ebn, ky staf b\u00ebn, t\u00eb jet\u00eb i kontrolluesh\u00ebm ashtu si\u00e7 e parashikon kushtetuta dhe ligji, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb k\u00ebmb\u00ebgul dhe insistoj fort, q\u00eb \u00e7do ankes\u00eb t\u00eb vij\u00eb me shkrim. Padyshim q\u00eb media ka rolin e vet n\u00eb trajtimin e situatave q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr publikun, por e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb funksionojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si e ka parashikuar kushtetuta dhe ligji sistemin e kontrollit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong><em>: Zoti Metani, kohet e fundit ka pasur z\u00ebra, deklarata apo indicie p\u00ebr presione e shantazhe ndaj aktor\u00ebve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, madje e pohuar nga kreu i SPAK. Si e shikon k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb kreu i ILD-s\u00eb dhe a ka pasur raste, q\u00eb \u00ebshte gjendur dhe ky institucion n\u00eb k\u00ebt\u00eb situate?<\/em><\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: Pyetja \u00ebsht\u00eb interesante n\u00eb fakt, edhe \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr tu diskutuar, jo thjesht p\u00ebr t\u2019u sqaruar sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk sqarohet sepse nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb matematik\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb statistik\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me filozofin\u00eb politike t\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit, me filozofin\u00eb politike t\u00eb trajtimit t\u00eb publikes n\u00eb shoq\u00ebri. Sistemi gjyq\u00ebsor padyshim q\u00eb ka shum\u00eb presione, ka shum\u00eb presione edhe n\u00eb kuptimin e mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Ka presion publik, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb prodhoj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb paanshme e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Ka presion qoft\u00eb edhe nga politika, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar politika p\u00ebrfaq\u00ebson interesin publik n\u00eb Kuvend apo kudo, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr gjetja e balanc\u00ebs midis k\u00ebtij interesi publik, dh\u00ebnies z\u00eb t\u00eb k\u00ebtij interesi publik, edhe m\u00ebnyr\u00ebs se si ti i jep z\u00eb k\u00ebtij interesi publik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb delikate ta ndash nga presioni, ta ndash nga presioni politik, nga intimidimi q\u00eb i b\u00ebhet pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb shkruhet, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb thuhet. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb dihet. Un\u00eb mendoj q\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses, n\u00ebse ne nuk e mb\u00ebshtesim sistemin gjyq\u00ebsor, n\u00ebse ne nuk i krijojm\u00eb mjedis demokratik sistemit gjyq\u00ebsor. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci pa pavar\u00ebsi t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb pavar\u00ebsi t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, n\u00eb qoft\u00eb se nuk ka demokraci. Nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb dyja anash dhe larg nj\u00ebra- tjetr\u00ebs, t\u00eb dyja ndihmojn\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kushtetutshm\u00ebria e sjelljes politike n\u00eb vend. Kjo sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs politike, pra them q\u00eb duhet kultivuar dhe duhet \u00a0promovuar kultura demokratike e trajtimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. \u00c7dokush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb at\u00eb q\u00eb mendon p\u00ebr pun\u00ebn e sistemit gjyq\u00ebsor, sa larg kjo apo sa af\u00ebr \u00ebsht\u00eb kjo me intimidimin e pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kultur\u00ebn politike t\u00eb atyre q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb \u00a0k\u00ebt\u00eb kritik\u00eb. Besoj dhe mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e debatit politik pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb, pra krijimi i nj\u00eb fryme kritike, n\u00ebse ka kritika p\u00ebr pun\u00ebn e sistemit gjyq\u00ebsor, por brenda nj\u00eb standardi t\u00eb caktuar demokratik, kushtetues, brenda asaj q\u00eb themi, t\u00eb ruajtjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe mosintimidimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb thuhet kjo, sepse ka 5 vite q\u00eb jan\u00eb krijuar institucionet e reja t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe po prodhojn\u00eb sipas mendimit tim disa rezultate dhe ne duhet ta ushqejm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse tek e fundit prandaj e ngrit\u00ebm k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb ri, n\u00ebse ne \u00e7do dit\u00eb dalim dhe kritikojm\u00eb, edhe kur themi kritikojm\u00eb tej kufijve kushtetues t\u00eb kritik\u00ebs, at\u00ebher\u00eb cili \u00ebsht\u00eb mesazhi dhe imazhi q\u00eb japim p\u00ebr k\u00ebto institucione t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, edhe si duam ne t\u00eb funksionojn\u00eb duke i shar\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs, duke intimiduar gjith\u00eb koh\u00ebn,\u00a0 padyshim q\u00eb nuk funksionon k\u00ebshtu, padyshim q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sukses k\u00ebshtu. Kjo shkon jo thjesht p\u00ebr pjes\u00ebn politike, por edhe p\u00ebr pjes\u00ebn mediatike edhe p\u00ebr pjes\u00ebn shoq\u00ebrore, sepse sistemi gjyq\u00ebsor i p\u00ebrket gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, dhe i p\u00ebrket gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb sot dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Debati duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kujdesshme, jo p\u00ebr ruajtjen apo krijimin e disa zgjidhjeve sot, p\u00ebr situata q\u00eb ne na p\u00ebrplasin me sisteminin gjyq\u00ebsor. Ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb \u00e7do zgjidhje, \u00e7do kritik\u00eb apo \u00e7do propozim q\u00eb japim p\u00ebr pun\u00ebn e sistemit gjyq\u00ebsor, duhet ta mendojm\u00eb p\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb, duhet ta mendojm\u00eb si strategji afatgjat\u00eb, duhet ta mendojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parimore. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb kemi sukses me reform\u00ebn dhe sistemin gjyq\u00ebsor q\u00eb prodhon drejt\u00ebsi. N\u00ebse ne mundohemi t\u00eb zgjidhim situatat e sotme me nj\u00eb zgjidhje t\u00eb sotme, pa e par\u00eb me synim afatgjat\u00eb nj\u00eb rast, at\u00ebher\u00eb ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, vet\u00ebm zgjasim agonin\u00eb e zhvillimit ton\u00eb.<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>Gazetari Eni Ferhati<\/em><\/strong>: Zoti Metani ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn&#8230;<\/p><p style=\"text-align: justify;\"><strong>Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb Artur Metani<\/strong>: Faleminderit edhe juve dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb.<\/p><p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/ild.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/intervista-1.png\" \/><\/p>\t\t\t\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t<\/div>\n\t\t\t\t\t<\/div>\n\t\t<\/section>\n\t\t\t\t<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"","protected":false},"author":1,"featured_media":13429,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[53],"tags":[],"class_list":["post-31140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31141,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31140\/revisions\/31141"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ild.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}