Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një takim online me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Biseda u fokusua tek sfidat e institucionit më të ri të reformës në drejtësi, ILD dhe bashkëpunimi me prezencën e OSBE.
Pjesë e këtij bashkëpunimi është një sistem elektronik i menaxhimit të ankesave, që OSBE do i vendosë në dispozicion ILD-së, e që do rrisë kapacitetet e punës së inspektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ankesat e qytetarëve apo institucioneve.
Ky sistem ankesash elektronike është zhvilluar e testuar nga OSBE e EURALIUS ne vitet 2017-2018.


