NDIHMËS INSPEKTORËT TRAJNIM NGA EURALIUS PËR SISTEMIN DISIPLINOR

Ndihmës Inspektorët e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvilluan një trajnim njëditor me ekspertë të Misionit Euralius V, mbi sistemin disiplinor në një këndvështrim të përgjithshëm. I organizuar në bashkëpunim me zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, gjatë trajnimit u trajtuan cështje të kuadrit të ri ligjor mbi përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve dhe përputhshmërinë e sistemit të ri disiplinor me standardet ndërkombëtare.

Ky trajnim është në vijim të ciklit të trajnimeve të programuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bashkëpunim me misionin EURALIUS V, në drejtim të forcimit të kapaciteteve. Cikli i trajnimeve ka nisur me Inspektorët magjistratë e jo magjistratë dhe do vijojë me kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.