Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani priti në një takim ministren e Drejtësisë znj.Etilda Gjonaj.
Në fokus të bisedës ishte koordinimi i veprimtarisë së zyrës së ILD me Ministrinë e Drejtësisë, lidhur me përcaktimin e modaliteteve e praktikave administrative mbi përcjelljen e ankesave, arkivës apo të dhënat, që zotëron Ministria e Drejtësisë dhe që janë depozituar gjatë periudhës kalimtare deri në ngritjen e ILD.
Takimi me ministren e drejtësisë është pjesë e koordinimit të veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me institucionet, që mbulojnë punën e gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në ditët e javët në vazhdim, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani do ketë takime edhe me përfaqësues të institucioneve të tjera të drejtësisë.