FTESË PUBLIKE PËR DHËNIE MENDIMI MBI PLANIN STRATEGJIK DHE PLANIN E VEPRIMIT TË ILD-SË 2020-2022

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka finalizuar Planin Strategjik dhe Planin e Veprimit për zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për periudhën 2020-2022, me qëllim organizimin dhe funksionimin e Institucionit, në harmoni me të gjithë procesin e planifikimit strategjik të vendit, si dhe harmonizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së punës së këtij institucioni të ri, me organet e tjera të sistemimit të drejtësisë.

Në funksion të transparencës, por edhe vëmendjes për qytetarin, zyra e Inspektorit të Lartë të drejtësisë publikon këtë dokument strategjik dhe mirëpret për dy javë, cdo vërejtje e sugjerim nga publiku në adresën info@ild.al.

Plani Strategjik dhe Plani i Veprimit të zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i është dërguar për marrje mendimi edhe organizatave vendase e të huaja që kanë në fokus drejtësinë dhe të drejtat e njeriut.