Në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19, sipas VKM nr. 511, datë 24.10.2002, i ndryshuar, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nxit qytetarët që duan të paraqesin ankesë ndaj një magjistrati, që të përdorin mënyrën elektronike të komunikimit me Institucionin tonë.
Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen tonë zyrtare bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës.
Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën info@ild.al ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.
NJOFTIM
