STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT TË ILD PAS SUGJERIMEVE TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Inspektori i Lartë i Drejtësisë falenderon institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, vendase e të huaja, me fokus drejtësinë dhe të drejtat e njeriut për sugjerimet, që kanë dërguar sugjerimet e tyre lidhur me Planin Strategjik dhe Planin e Veprimit, të zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dy vitet e ardhshme.Sugjerimet erdhën në afatin dy javor, gjatë të cilit, dy dokumentet u publikuan edhe në faqen zyrtare të ILD-së, për dhënie mendimesh nga publiku.

Koordinimi i sugjeruar nga institucione shtetërore dhe vëmendja e organizatave të shoqërisë civile për objektivin strategjik nr.4 “Rritja e transparencës dhe aksesit të publikut në Institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, ishin pjesa dominuese e komenteve të përcjella.
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i mirëpret këto sugjerime, të cilat i japin aspekt gjithëpërfshirës dhe efikasitet në zbatueshmëri Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të institucionit.

Dokumenti final që reflekton sugjerime të institucioneve dhe organizatave është miratuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe publikohet si dokument final në faqen zyrtare të institucionit.

 

PLANI STRATEGJIK DHE PLANI I VEPRIMIT 2020-2022