TAKIM PUNE ME EKSPERTË TË EURALIUS PËR SISTEMIN ELEKTRONIK TË ANKESAVE PRANË INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi sot një takim pune zj. Anita Mihailova dhe me ekspertë vendas të misionit EURALIUS, mbi zhvillimin e sistemit elektronik të menaxhimit të ankesave dhe dokumenteve në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ngritja e këtij sistemi inteligjent sjell një sërë lehtësish, si përdorimi i të dhënave në kohë reale, gjenerim i informacionit të saktë, me anë të metodologjisë digjitale dhe “paperless”, duke krijuar akses të lehtë për përdoruesit e këtij sistemi.

Sistemi dixhital i ankesave është ndërtuar nga EURALIUS në bashkëpunim me OSBE-në, funksion të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të rritur kapacitetet e punës së inspektorëve për ankesat e qytetarëve apo institucioneve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Ky takim pune u zhvillua në kuadër të informimit të punonjësve të ILD-së për përmirësimin e sistemit dhe do pasohet me trajnime për përdoruesit e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.