Misioni EURALIUS V në bashkëpunim me zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvilloi ciklin e tretë të trajnimit mbi hetimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë trajnimit dy ditor me inspektorët, ndihmës inspektorët dhe kabinetin e ILD-së, u trajtuan specifika të punës përgatitore përpara fillimit të një hetimi disiplinor, interpretime të ligjit, sjellja e magjistratit, si dhe zbatimi i dispozitave kushtetutese gjatë periudhës tranzitore për shkak të vakuumit ligjor.
Ky cikël trajnimesh është pjesë e trajnimeve të programuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bashkëpunim me misionin EURALIUS V, në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe profesionalizmit të stafit të ILD-së.