INSPEKTORI I LARTË METANI PRET AMBASADORIN E OSBE-SË DEL MONACO

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani priti në takim kreun e prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo del Monaco.

Z.Metani e uroi ambasadorin del Monaco për detyrën në vendin tonë dhe vlerësoi rolin mbështetës të prezencës së OSBE-së, në rrugëtimin e Shqipërisë për forcimin e institucioneve,  vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë e njohu ambasadorin e prezencës së OSBE-së me punën e bërë nga zyra e ILD-së në këto 14 muaj, sfidat dhe rezultatet në procesin e verifikimit dhe hetimit disiplinor të magjistratëve, si një detyrim edhe publik për një drejtësi me praktikat dhe standardet më të mira perëndimore.

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, vlerësoi punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur zyrën e ILD-së në ushtrimin sa më efikas të funksioneve kushtetuese.

Inspektori i Lartë Metani dhe Ambasadori del Monaco bashkëndanë vullnetin për të vijuar bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të mbështetjes së veprimtarisë së ILD-së, përmes fuqizimit të kapaciteteve të saj.