E nderuar Ambasadore Kim,
E nderuar Znj. Llagami,
I nderuar Z. Ibrahimi,
E nderuar Znj. Skëndaj,
Të nderuar pjesëmarrës,
Faleminderit për ftesën dhe për organizmin e këtij aktiviteti.
Zhvillimi i këtij takimi, si dhe diskutimi lidhur me veprimtarinë e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në fazën e parë të Këshillit të Lartë të Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përbën në vetvete një tregues të qartë, se Reforma në Drejtësi ka nisur rrugëtimin e saj. Dhe rezultatet e ketij monitorimi dhe raporti, tregojne qarte se ky rrugëtim tashme nuk ka më kthim pas.
Kjo reforme përbën një nga ndërmarrjet më të mëdha për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Eshtë një nga reformat më të thella kushtetuese, ligjore dhe institucionale, që ka prekur sistemin e drejtësisë jo vetëm në vendin tonë, por padyshim nder reformat me te thella krahasuar edhe me sisteme te tjera drejtesie.
Jetesimi i reformes, i organizimit te ri kushtetues te sistemit te drejtesise, i kompetencave te reja, dhe per me teper i filozofise se re te ushtrimit te ketyre kompetencave, nuk eshte aspak e lehte. Jo thjesht se ngritja dhe venia ne funksionim e institucioneve te reja ishte dhe ende mbetet nje sfide per shume arsye, disa jo edhe ne mundesite dhe doren e institucioneve te reja. Por, reforma në drejtësi, eshte nje proces transformimi, i cili kerkon kohen e vet per te realizuar qellimin per te cilen ajo u ideua dhe hartua. Megjithate, une mendoj se organet e reja te drejtesise kane filluar te funksionojne, kane filluar te ushtrojne kompetencat e tyre ne masen me te madhe te tyre, kane filluar dhe te japin rezultate konkrete.
Dhe natyrisht, ketu nuk eshte vendi per te evidentuar arritje, pasi nuk eshte as koha, as vendi dhe as faza ne te cilen ndodhet procesi i zbatimit te reformes ne drejtesi. Jemi ende larg asaj qe pritet prej nesh, por edhe ne prej vetes. Por, une mendoj se eshte vendi te thuhet se procesi i reformimit të sistemit të drejtësisë dhe funksionimi i organeve të reja, efikasiteti dhe suksesi i tyre dhe ne teresi i zbatimit te se drejtes ne Shqiperi, kerkon mbeshtetjen dhe bashkëpunimin intensiv dhe të vazhdueshëm ndërmjet vete këtyre organeve, por edhe te akademikëve, ekspertëve, organizatave të shoqërisë civile, medias dhe partnerëve tanë ndërkombëtare si BE dhe SHBA, të cilat e kanë mbështetur këtë reformë jo vetëm financiarisht, por edhe në krijimin dhe zbatimin e një menyre të re të menduari apo mentaliteti te ri, me qëllim ndryshimin e kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë ne Shqiperi.
Ne kete kuptim, e vleresoj se tepermi nje aktivitet si ky i sotmi, pasi roli i shoqërise civile mbetet i pazevendesueshem, ne te gjithe kete proces ne vecanti, por edhe ne funskonimin e shtetit te se drejtes ne pergjithesi. Organizatat e shoqërisë civile paraqesin një mënyrë alternative të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, këndvështrime te ndryshme, presionin pozitiv ndaj vendimmarrësve dhe drejtuesve të organeve të reja të drejtësisë, mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre dhe me te drejte edhe kërkimin e përgjegjësisë nga këto organe. Në të njëjtën kohë, mendoj se ky proces mbikëqyrje mund te mos fokusohet vetëm në rrafshin e identifikimit të problemeve dhe dhënies së rekomandimeve.
Qasja kritike dhe identifikimi i problematikave është vetëm një mjet. Në rastin konkret në kuadër të një mbikëqyrje efektive, duhet një edhe bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet organeve të reja të sistemit të drejtësisë dhe organizative të shoqërisë civile. Bashkëpunimi është një proces i domosdoshëm, e që kërkon vullnet të dyanshëm: edhe institucionet te jene te hapura per kete bashkepunim, por edhe organizatat e shoqerise civile duhet te ofrojne kete bashkepunim.
Kam besim se vetem nepermjet funksionimit te plote te organeve të reja të sistemit të drejtësisë, angazhimit te plotë te organizatave të shoqërisë civile, të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, do të bëhet e mundur një zbatim efikas në praktikë i Reformës në Drejtësi, bazuar në profesionalizëm dhe të ngritur mbi parimet e llogaridhënies dhe pavarësisë, aksesit për të gjithë, dhe mbi të gjitha, edhe për çfarë shërbeu si shtysë për konceptimin e kësaj Reforme, kthimin e besimit të publikut në drejtësi.
Personalisht jam i bindur se gjetjet e këtij raporti monitorimi janë një pikënisje shumë e mirë, për një analizë të plotë të gjendjes aktuale të organizimit dhe funksionimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë, me qëllim evidentimin e problematikave, të cilat janë kanë ardhur si pasojë e ushtrimit të kompetencave gjatë veprimtarisë fillestare, si dhe nevojave për përmirësim në të ardhmen.
Duke falënderuar znj. Skëndaj dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në lidhje me monitorimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë, gjej rastin të përgëzoj gjithashtu për punën e bërë dhe rezultatet e arritura, edhe kolegët e mi Znj. Llagami dhe Z. Ibrahimi, si dhe anëtarët e Këshillave, të cilët janë angazhuar maksimalisht, në ushtrimin e detyrave të tyre gjatë kësaj periudhe.
Ju faleminderit!
Videon e plotë mund ta ndiqni duke klikuar më poshtë.