NJOFTIM

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka mësuar me trishtim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të juristit me përvojë Kristaq Ngjela. 
 
Kontributi i tij në sistemin e drejtësisë mbetet i çmuar, si në funksionin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, ashtu edhe më herët gjatë veprimtarisë së tij profesionale.
 
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje familjes së z. Ngjela, kolegëve e miqve të tij.