Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani shpreh trishtimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të z. Kristaq Traja, për shkak të një sëmundje të rëndë.
Largimi i një personaliteti të jurisprudencës, i një mendje të ndritur, me kontribut kombëtar e ndërkombëtar është një humbje e madhe për të gjithë komunitetin e profesionistëve të së drejtës.
Të gjithë ata që kanë patur fatin ta njohin, do e kujtojnë z.Traja si për mprehtësinë e saktësinë e jashtëzakonshme të mendimit e analizës juridike, si dhe për dimensionin e tij njerëzor.
Eshtë dhimbshëm largimi i figurave të tilla, e kësaj plejade juristësh me profesionalizëm dhe kontribut të çmuar për shoqërinë dhe shtetin, kontribut dhe profesionalizëm i domosdoshëm, sot më shumë se kurrë.