THIRRJE PËR 9 POZICIONE TË LIRA PËR INSPEKTORË JO MAGJISTRATË

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për 9 (nëntë) pozicione për Inspektorë Jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve. 

Inspektori kryen verifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë. 

 

Në ushtrimin e detyrës së tij, inspektori mbledh të dhëna dhe vlerëson çdo informacion, ose akt që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative dhe ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 29 Tetor 2021.

 

Kushtet dhe kriteret si dhe dokumentacioni i kërkuar gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://ild.al/wp-content/uploads/2021/09/Shpallje-Inspektor-Jo-Magjistrate.pdf