Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka shoqëruar homologët e tij europianë, kreun e Inspektimit Gjyqësor të Rumanisë Lucian Netejoru, inspektorin Luis Jardim nga Inspektorati i Drejtësisë së Portugalisë dhe inspektoren Martine Bardet nga Inspektorati i Përgjithshëm i Drejtësisë së Francës, në një vizitë pune në gjykatën e rrethit Vlorë.
Zv. Kryetari i Gjykatës z.Enkel Peza i është përgjigjur interesit të Inspektorëve evropianë mbi mënyrën e funksionimit të gjykatës, funksionimit të saj me gjysmë kapaciteti për shkak të largimeve të gjyqtarëve nga sistemi, si dhe masat e marra për të asistuar gjyqtarët në detyrë për të përballuar numrin e lartë të çështjeve.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani tha se ky është një problem edhe për gjykata të tjera, por puna vijon edhe në kushtet e mbingarkesës.