INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË PRITI NJË DELEGACION ME PËRFAQËSUES TË INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË NGA ARMENIA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani priti një delegacion nga Armenia, në përbërje të të cilit ishin anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, të ministrisë së drejtësisë e të zyrës së BE-së.

Delegacioni armen po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri për t’u njohur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të drejtësisë.

Inspektori i Lartë Metani i njohu anëtarët e delegacionit armen me funksionet dhe detyrat e zyrës së ILD-së dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre mbi procedurat e punës sa i takon ankesave, hetimit e procedimit disiplinor të magjistratëve në vend.