INTERVISTË E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË ARTUR METANI PËR AGJENCINË SHTETËRORE RUMUNE TË LAJMEVE AGERPRES

Si ju duket kjo vizitë në Rumani?

Jam shumë i lumtur që po zhvilloj këtë vizitë punë në Rumani për dy arsye: së pari Rumania ka treguar gjithmonë një mbështetje të madhe për Shqipërinë, vecanërisht gjatë përpjekjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë në fillim të shekullit të kaluar. Romania ka qenë një aktor i fortë, që i ka mbështetur këto përpjekje diplomatikisht, politikisht dhe ne e vlerësojmë shumë këtë rol dhe në Shqipëri kemi ndjeshmëri shumë pozitive ndaj popullit rumun. Rumania ka ndërmarrë një reformë kaq të madhe në sistemin gjyqësor, në sektorin e drejtësisë. Edhe në Shqipëri kemi ndërmarrë një reformë po kaq të madhe dhe prandaj kjo vizitë në Rumani është për të nxënë nga mësimet që Rumania ka kaluar, pra mësimet e nxjerra, për të mësuar nga eksperienca rumune, në përpjekjet e saj për të ndërtuar një sistem drejtësie korrekt e të drejtë.

Si mendoni se kjo marrëveshje do përmirësojë punën tuaj?

Marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkruam është vetëm një nga aspektet e kësaj vizite. Jam takuar me përfaqësues të parlamentit, të Senatit, takova ministrin e drejtësisë dhe do doja të falenderoja për organizimin e kësaj vizite kaq efektive z. Netejoru (shefi i Inspektoratit Gjyqësor të Rumanisë), për t’u takuar me të gjithë aktorët, që janë të rëndësishëm në përpjekjet e Rumanisë për suksesin e reformës në drejtësi dhe në përpjekje për të patur shkëmbime pune e për të nxënë nga mësimet e marra nga Rumania, kjo edhe përmes nënshkrimit të këtij memorandumi mirëkuptimi. Ky është një kontribut real nga Inspektoriati Gjyqësor rumun tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë për të shkëmbyer praktikat më të mira sa i takon hetimit dhe monitorimit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe gjithashtu në shkëmbim eksperiencash, inspektorësh. Njerëz nga ILD do vijnë herë pas here të takohen e punojnë me inspektorët rumunë por edhe inspektorët rumunë do vijnë në Shqipëri. Do organizojmë konferenca të përbashkëta, do publikojmë manuale të përbashkëta e materiale që janë të rëndësishme për punën e gjyqtarëve e prokurorëve në Rumani por edhe në Shqipëri. Këto janë kontribute reale për përmirësimin e punës së dy inspektorateve dhe padyshim do ketë rezultate më të mira në punën e monitorimit të punës së gjyqtarëve e prokurorëve.

Intervistën e gjeni këtu: