Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Artur Metani priti në një takim pune drejtuesen e Komisionit për Parandalimin e korrupsionit të Armenisë, Zj. Haykuhi Harutyunyan me delegacionin shoqërues.
Në fokus të bisedës ishte reforma në drejtësi që po zbatohet në Shqipëri dhe roli i institucioneve të reja të dala prej saj.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Metani e njohu delegacionin armen me funksionet dhe ecurinë e punës së Zyrës së ILD-së dhe iu përgjigj pyetjeve mbi procesin e ankimimit, inspektimit dhe hetimit disiplinor ndaj magjistratëve.