Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Artur Metani priti në një takim pune kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Alfred Balla.
Duke e uruar për detyrën e re, Z. Metani i shprehu kryetarit të KLP-së besimin se bashkëpunimi mes dy institucioneve do vijojë, në drejtim të vendosjes së standardeve më të mira të procedimit disiplinor, si një mënyrë jo thjesht për të ndëshkuar, por edhe për të edukuar magjistratët për të qenë në lartësinë e detyrës, si kontributorë të rëndësishëm në kthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë u dakordësuan për të vijuar komunikimin institucional në adresimin e problematikave me interes të përbashkët, që hasen gjatë zbatimit të ligjit, dakordësimin dhe koordinimin mbi zbatimin e standardeve uniforme, përmes garantimit të një procesi të rregullt disiplinor e në respekt të pavarësisë së magjistratëve.