Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Artur Metani paraqiti para Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Raportin Vjetor të veprimtarisë së institucionit gjatë vitit 2021.
Në fjalën e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u fokusua në nivelin e zbatimit të rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2021, ecurinë e punës gjatë vitit 2021, sukseset, sfidat dhe prioritetet në vijim.
Z. Metani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Komisionit mbi aspekte të ndryshme të veprimtarisë së ILD-së.
Raportin e plotë e lexoni duke klikuar më poshtë: https://ild.al/sq/2022/05/19/raport-per-vitin-2021/