INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË TAKON MINISTRIN ITALIAN TË DREJTËSISË

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani po zhvillon një vizitë pune në Itali me ftesë të homologes, znj. Maria Rosaria Covelli, shefe e Inspektoratit Italian të Drejtësisë.

Gjatë vizitës, z. Metani zhvilloi një takim me ministrin e drejtësisë z. Carlo Nordio, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e nisur nga ILD me Inspektoratin e Përgjithshëm të Ministrisë italiane të Drejtësisë, bazuar në marrëveshje konkrete për shkëmbim eksperiencë.

Duke folur për negociatat e nisura të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, z. Metani nënvizoi se ky proces është sa politik aq edhe teknik dhe në këtë këndvështrim, kontributi i inspektoratit italian mbi standardet më të mira të punës me magjistratët është i çmuar për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.