Për shkak të rikonstruksionit të godinës, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvendoset për një periudhë kohore në adresën Rr.“Abdi Toptani“, Nd. 5, kati 3, Tiranë (tek Avokatura e Shtetit).
Oraret për komunikimin me qytetarët që duan informacion apo të paraqesin ankesë pranë ILD-së mbeten të pandryshuara. Ekipi i Zyrës së ankesave do i mirëpresë cdo ditë pune nga ora 09.00 – 14.00.
Pritja e qytetarëve do të kryhet në katin e parë të institucionit.