ROLI MBIKËQYRËS I ILD-SE NË SISTEM: INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË METANI TAKON AMBASADOREN AMERIKANE YURI KIM

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një takim pune me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, znj. Yuri Kim, mbi ecurinë e punës së ILD-së dhe përpjekjet e institucioneve të drejtësisë për forcimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Ambasadorja Kim bëri këtë postim në Twitter mbi takimin me z. Metani.

 

“Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi.

 

Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

 

SHBA-të do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë, siç është ILD-ja, teksa ato forcohen për të cuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE.”