INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË VIZITË PUNE NË MAQEDONINË E VERIUT

Shkup, 30 Maj 2023

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një vizitë punë në Maqedoninë e Veriut, ku zhvilloi takime me kryetarin e Këshillit të Prokurorëve, z. Antonio Jolevski dhe anëtarë të Këshillit me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, z. Sashko Giorgiev dhe anëtarë të Këshillit.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për standardet e punës së prokurorëve e gjyqtarëve dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në të dy vendet, me synim forcimin e besimit të publikut.

Në takimin me kryetaren e Gjykatës së Lartë znj. Besa Ademi dhe anëtarë të kësaj gjykate, z. Metani iu përgjigj interesit mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe punën e institucioneve të reja dhe përpjekjet që po bëhen në Maqedoninë e Veriut për reformimin e sistemit.

Z. Metani zhvilloi takime pune edhe me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Xhemali Saiti dhe kryetarin e shoqatës së Prokurorëve, z. Elvin Veli.