INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË PRITI DELEGACIONIN E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË SË MALIT TË ZI

Me ftesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani, një delegacion i Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Malit të Zi zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Z. Metani shprehu kënaqësinë që komunikimi i nisur gjatë vizitës së tij në Podgorice vijon në Tiranë, si një mundësi konkrete për të vijuar me shkëmbimin e përvojës, në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit, përgjegjshmërinë e llogaridhënien e magjistratëve, profesionalizmin dhe inkurajimin e praktikave më të mira të punës.

“Konsolidimi i shtetit të së drejtës për një demokraci funksionale mbetet një sfidë për të dy vendet, edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, – tha mes të tjerash z. Metani,- dhe “komunikimi dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë mes vendeve të rajonit duhet të zhvillohet edhe përmes tryezave më të gjera se ato dypalëshe.”