Edhe gjatë muajit gusht, Sektori i Ankesave dhe Marrëdhënieve me Publikun dhe Sektori i Arkiv-Protokollit, i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kanë ofruar shërbim të plotë për komunikimin me institucionin, pritjen e qytetarëve, asistimin e tyre në plotësimin e ankesave dhe kërkesave për informacion.
Pranë ambienteve të ILD-së gjatë muajit gusht janë asistuar dhe informuar 10 qytetarë, që janë paraqitur fizikisht, ndërsa përmes numrit të telefonit janë asistuar 8 qytetarë.
Gjatë muajit gusht, përmes postës elektronike dhe shërbimit postar janë paraqitur 15 kërkesa nga qytetarët, që kanë patur si objekt kërkesë për informacion mbi fazën ku ndodhet ankesa, kërkesë për takim, etj.
Po gjatë këtij muaji, nga zyra e Arkiv-Protokollit janë administruar 37 ankesa, nga të cilat 36 të depozituara nga qytetarët dhe 1 ankesë nga një institucion.