INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË PRITI BASHKËRAPORTUESIT E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani priti në një takim pune delegacionin e bashkëraportuesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po zhvillojnë vizitën periodike faktmbledhëse në vendin tonë, të përbërë nga z. Asim Mollazada (Azerbajxhan, Grupi i Konservatorëve Europianë dhe Aleanca Demokratike) dhe z. Ionut Stroe (Rumani, Grupi i Partisë Popullore Evropiane), shoqëruar nga z. Bas Klein, Zëvendëskryetar i Sekretariatit, Komiteti i Monitorimit dhe znj. Giulia Re, Shefe e Zyrës së KiE-së në Shqipëri.

Z. Metani bëri një prezantim të rolit dhe funksioneve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të punës e sfidave në 3 vite e gjysëm, që nga ngritja e institucionit më të ri të dalë nga reforma në drejtësi dhe punën për vendosjen e standardeve referuese ligjore për veprimtarinë e magjistratëve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë iu përgjigj interesit të raportuesve mbi aspekte të punës së institucionit dhe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Z. Metani vlerësoi bashkëpunimin, që prej fillimit me Këshillin e Evropës, përmes projektit të Komisionit Evropian për Eficencën në Drejtësi, CEPEJ, për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë