Një mision afatshkurtër ekspertësh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Spanjës zhvilluan sesione pune me punonjës të Zyrës së ILD-së, me synim kryerjen e një analize gjithëpërfshirëse të situatës aktuale teknologjike të institucionit.
Aktiviteti synonte vlerësimin e situatës aktuale dhe sugjerimin e masave për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën e ILD-së, duke konsideruar domosdoshmërinë e krijimit dhe përdorimit të një sistemi plotësisht elektronik të përpunimit të ankesave.
Anëtarë të kabinetit, punonjës të njësisë së ndihmës inspektorëve, drejtorisë së hartimit të akteve dhe shërbimeve juridike, të sektorit të metodikës e standardeve, sektorit të teknologjisë së informacionit dhe sektorit të arkiv-protokollit, u njohën nga ekspertët spanjollë të teknologjisë së informacionit e dokumentacionit me kontekstin e gjyqësorit spanjoll, praktikat më të mira, instrumente dhe modelin e motorit të kërkimit të vendimeve në praktikat gjyqësore.
Ekspertët e KLGJ-së spanjolle paraqitën praktikën e gjyqësorit në sistemin me një ndalesë, për akses në të dhëna, informacion e ndërveprim.
Aktiviteti është pjesë e mbështetjes së projektit EU4Justice për forcimin e kapaciteteve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.