Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani mikpriti ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Michel Tarran.
Z. Metani e njohu ambasadorin e OSBE me funksionet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe dinamikat e veprimtarisë së tij, si institucioni përgjegjës për shkeljet disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve në vend dhe iu përgjigj interesit të ambasadorit Tarran mbi aspekte të rolit të ILD-së
Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes Zyrës së ILD-së dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në funksion të strategjisë së komunikimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për paraqitjen e institucionit tek grupet e ndryshme të interesit, aty ku ata jetojnë dhe diskutuar me ta mbi mënyrën se si e shohin rolin e institucionit, eksperiencat dhe pritshmëritë në raport me sjelljen e magjistratëve në sistem.
Z. Metani dhe z. Tarran u angazhuan ta vijojnë bashkëpunimin institucional, edhe në projekte të tjera me ndikim në punën e ILD-së, e më tej në rritjen e forcimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.