Ndarja e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykata. Inspektim i kryer në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO), Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatatat e rrethit gjyqësor: Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Kukës, Gjirokastër, Sarandë dhe Tiranë për periudhën 01.01.2022-31.12.2022.

Mbi kryerjen e inspektimit tematik të gjykatave dhe zyrave të prokurorive pranë tyre mbi trajtimin e kërkesave me objekt “lirim me kusht”. Inspektim i kryer pranë Gjykatave të Rrethit Gjyqësor: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Krujë , Kavajë, Kukës, Korçë, Mat, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Vlorë, dhe Gjykatave të Apelit: Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tiranë dhe Vlorë, si dhe zyrave të prokurorive pranë tyre, për periudhën 01.01.2017-31.01.2020.

Mbi marrjen e masave administrative dhe procedurale në kuadër të zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm nr. 12, datë 20.07.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i ndryshuar. Inspektim i kryer në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe të Apelit Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, për periudhën 1.10.2020-31.03.2021.

Mbi respektimin e kushteve dhe kritereve për caktimin e masave të sigurimit personal për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Inspektim i kryer në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për periudhën 01.01.2021-01.07.2021.