KARTA EVROPIANE

PËR ETIKËN PROFESIONALE TË AUTORITETEVE KOMBËTARE TË INSPEKTIMIT, ANËTARE TË RRJETIT EUROPIAN TË SHËRBIMEVE TË INSPEKTIMIT TË DREJTËSISË

(Miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të RESIJ më 25.06.2021.)

 

PREAMBULA

NE, anëtarët e Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ),

Të udhëhequr nga ideja për të punuar së bashku për të arritur objektivat e përbashkëta të inspektimeve gjyqësore të përcaktuara në dokumentet themeluese të Rrjetit,

Duke njohur misionin tonë parësor për të ndihmuar në ndërtimin e një gjyqësori edhe më të mirë, të pavarur dhe të drejtë,

Duke theksuar nevojën për të miratuar parime dhe rregulla të përbashkëta udhëzuese etike për të promovuar pavarësinë e inspektimeve gjyqësore dhe për të ndihmuar në rritjen e efektivitetit të tyre dhe besimit të publikut,

Duke vënë në dukje se kryerja etike e detyrave në kryerjen e veprimtarive të inspektimit siguron objektivitetin dhe paanshmërinë e tij,

Duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e rregulloreve ligjore dhe traditave kombëtare në lidhje me vendin e inspektimeve gjyqësore dhe duke përdorur këtë diversitet për të përcaktuar parimet dhe rregullat tona etike,

Ne miratojmë këtë Kartë Europiane të Etikës Profesionale për organet kombëtare të inspektimit, anëtarë të Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë.

KAPITULLI I PARË

PARIMET THEMELORE

  1. Pavarësia

Pavarësia është e drejtë dhe detyrim i organit inspektues dhe do të thotë që gjatë kryerjes së detyrave të tij, ai i nënshtrohet statutit dhe ligjit.

Pavarësia kërkon injorimin e çdo përpjekjeje për të ndikuar në inspektimet që kryhen, pavarësisht nga origjina e tyre: veçanërisht nga organet administrative, politike, sindikatave apo grupet e presionit.

Është e papranueshme ushtrimi i ndikimit të padrejtë në kryerjen e inspektimeve apo ndonjë ndikim tjetër nga ana e komunitetit profesional.

Në ushtrimin e pavarësisë së tyre, inspektorët duhet të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme. Duke vepruar kështu, ata duhet të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre gjyqësore në të gjitha fazat e procesit gjyqësor. Në asnjë rrethanë inspektori nuk mund të vendosë mbi themelin e vendimeve.

  1. Paanshmëria[1]

Paanshmëria garanton mungesën e paragjykimeve nga ana e organit inspektues dhe anëtarëve të tij. Ajo manifestohet në mënyrën e punës dhe konkluzionet e nxjerra, si dhe në sjelljen e inspektorëve ndaj organit të inspektuar dhe personit të caktuar të inspektuar.

Paanshmëria kërkon respektimin e dy parimeve bazë, sigurimin e trajtimit të barabartë dhe shmangien e konfliktit të interesit gjatë kryerjes së inspektimeve.

Sigurimi i trajtimit të barabartë do të thotë:

– të mos lejohen preferenca, njëanëshmëri ose paragjykime të bazuara në racën, origjinën, përkatësinë etnike, orientimin seksual, gjininë, fenë, arsimin, besimet, përkatësinë politike, statusin personal dhe social ose statusin e pronës;

– të zbatohen të njëjtat standarde për të gjithë personat e inspektuar;

– të respektohet dhe të sigurphet e drejta e personave të inspektuar për të shprehur mendime dhe kundërshtime gjatë inspektimit;

– të mos bëhen deklarata ose komente publike për inspektimet në pritje që mund të krijojnë përshtypjen e njëanshmërisë.

Shmangia e konfliktit të interesit nënkupton injorimin e situatave në të cilat mund të ekzistojë dyshimi për një interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë personal ose të një interesi tjetër domethënës për inspektorin inspektues që mund të ndikojë në objektivitetin dhe paanshmërinë e inspektimit, ose të hedhë dyshime për një ndikim të tillë.

Hipotezat specifike të konfliktit të interesit janë formuluar në bazë legjislacionin kombëtar të secilit prej Shteteve Anëtare të Rrjetit dhe kjo Kartë i kushton vëmendje veçanërisht rëndësisë së tyre.

Në rast konflikti interesi, inspektorët duhet të largohen nga inspektimi.

Në rast dyshimi për një konflikt interesi, inspektorët mund të kërkojnë këshilla nga organi i menaxhimit të shërbimit ose nga një organ tjetër deontologjik nëse këtë e parashikon ligji kombëtar.

Konfidencialiteti duhet të garantohet gjatë konsultimit.

Paanshmëria është një faktor kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e autoritetit dhe besimit të shërbimit të inspektimit dhe duhet të jetë një prioritet për menaxhimin e tij.

  1. Integriteti

Integriteti plotëson kërkesën e përgjithshme të ndershmërisë. Është një element kyç i sjelljes që kërkohet në kryerjen e misioneve të inspektimit, në zyrë dhe në shoqëri. Integriteti ka shumë forma, të cilat të gjitha lidhen me konceptet e ndershmërisë dhe dinjitetit të individit. Inspektorët duhet:

– të jenë të sinqertë dhe të hapur në sjelljen e tyre;

– të mos përfitojnë nga pozicioni i tyre zyrtar për të përfituar;

– të mos kërkojnë ose të lejojë kërkesën në favor të një personi të inspektuar;

– të mos kryejë veprime që janë në kundërshtim me kuptimin e mirësjelljes së vendosur në shoqëri;

– të mos kryejnë veprime që lidhen me funksionet e tyre ose më gjerë, të cilat dëmtojnë prestigjin e shërbimit të inspektimit gjyqësor.

Në përcaktimin e karakteristikave të sjelljes së drejtë të kërkuar, inspektorët mund të kërkojnë konsultime etike me menaxhimin e shërbimit ose autoritete të tjera te etikes nëse këtë e parashikon ligji kombëtar. Duhet të garantohet konfidencialiteti i konsultimeve të tilla.

  1. Konfidencialiteti dhe diskrecioni professional

Anëtarët e shërbimeve të inspektimit gjyqësor duhet të kryejnë detyrat e tyre me maturi maksimale për sa i përket fakteve dhe informacioneve që u janë bërë të njohura gjatë ose në lidhje me kryerjen e detyrave të tyre.

Ata nuk mund të keqpërdorin (jashtë natyrës së verifikimit) informacionin që u është bërë i njohur gjatë kryerjes së funksioneve të tyre.

Anëtarët e shërbimeve të inspektimit gjyqësor nuk mund të zbulojnë informacione për jetën personale ose të dhënat personale të mbrojtura të personave të inspektuar ose atyre që dëmtojnë interesat e tyre të mbrojtura ose reputacionin e tyre.

Inspektorët duhet të respektojnë konfidencialitetin e aktiviteteve të tyre profesionale kur kërkohet me ligj.

  1. Drejtësia

Drejtësia është një qëndrim etik ndaj vërtetimit objektiv të fakteve dhe interpretimit të tyre. Zbatimi i parimit të drejtësisë lidhet me kërkesat e mëposhtme:

– gjatë inspektimeve të kryera të mblidhen, kontrollohen dhe analizohen të gjitha faktet relevante të subjektit të inspektimit;

– Në rastin e nxjerrjes së konkluzioneve (akteve) të inspektimeve, t’i kushtohet vëmendje e veçantë çështjeve që mund të kufizojnë ose cenojnë padrejtësisht lirinë dhe/ose reputacionin, si të personave të inspektuar, ashtu edhe të palëve të treta, të prekura drejtpërdrejt ose tërthorazi nga inspektimi;

– Inspektorët udhëhiqen nga kirteri i drejtësisë në rastet kur ligji u jep atyre mundësinë për të vendosur çështje të caktuara sipas gjykimit të tyre.

  1. Besnikëria

Besnikëria buron nga detyra e integritetit që duhet të respektojnë inspektorët. Ai është rezultat i transparencës dhe parashikueshmërisë së veprimeve të tyre dhe përfshin detyrimin për të raportuar mbi aktivitetet e tyre. Ai do të zbatohet për autoritetin përgjegjës, anëtarët e ekipeve të misionit dhe shërbimin e inspektimit. Besnikëria kërkon respektimin e parimeve udhëzuese për kryerjen e misioneve.

Në fakt, besnikëria në inspektimin gjyqësor manifestohet në disa mënyra:

– besnikëri në kryerjen e inspektimeve;

– besnikërinë, e shprehur në kryerjen në mirëbesim të misioneve të caktuara nga autoriteti përgjegjës;

– besnikërinë ndaj autoritetit përgjegjës;

– në kryerjen e inspektimeve nga shërbimi i inspektimit në grup, besnikëria manifestohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe respektimit të metodologjisë së vendosur;

– besnikëria në aspektin ndërinstitucional, kur shërbimet e inspektimit kryejnë veprimtari të përbashkëta me organe dhe shërbime të tjera, që manifestohet në transparencën e mënyrës së veprimit, veprimtaritë me mirëbesim dhe me qëllime të mira ndaj këtyre organeve apo shërbimeve.

  1. Modestia dhe mirësjellja

Gjatë inspektimeve, inspektorët duhet të tregojnë respekt, vëmendje, tolerancë dhe konsideratë në lidhje me të gjitha organet e inspektuara dhe anëtarët e tyre.

Modestia dhe mirësjellja duhet të manifestohen edhe ndaj të gjithë personave që merren në pyetje ose janë burim informacioni tjetër gjatë inspektimeve.

  1. Kompetenca dhe kualifikimi

Kriteti për kompetencë dhe zhvillim profesional është thelbësor për arritjen e cilësisë, shpejtësisë dhe efikasitetit të inspektimeve të kryera.

Kualifikim dhe kompetencë të lartë që kontribuojnë në zbatimin e kërkesave të pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të inspektorëve.

Krijimi i mekanizmave për verifikimin e kompetencës dhe krijimi i kushteve për zhvillim të vazhdueshëm profesional është shqetësimi kryesor i shërbimeve inspektuese.

Zhvillimi profesional inkurajohet nga Rrjeti Europian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, nëpërmjet nismave të përshtatshme dhe shkëmbimit të përvojës.

  1. Transparenca e inspektimeve

 Transparenca është një faktor i rëndësishëm për ndërgjegjësimin e publikut dhe për shumëfishimin e efektit të rezultateve të punës së shërbimeve të inspektimit. Kontribuon në parandalimin.

Shërbimet e inspektimit duhet t’i ofrojnë publikut informacion në kohë, të kuptueshëm dhe objektiv për inspektimet e kryera. Informacioni i ofruar për publikun nga shërbimet e inspektimit duhet të bëhet nëpërmjet mekanizmave të vendosur në legjislacionin kombëtar.

Informacioni i dhënë duhet të jetë në përputhje me kërkesat e konfidencialitetit dhe diskrecionit profesional të përcaktuara në ligjin kombëtar dhe në këtë Kartë.


Në bazë të informacionit të dhënë, inspektimet gjyqësore mund të identifikojnë sjellje të ligjshme dhe të paligjshme sipas ligjit kombëtar.

Informacioni i dhënë mund të përbëjë bazën dhe arsyen për diskutime mbi tema etike, dhe për këtë qëllim rastet specifike duhet të anonimizohen siç duhet.

KAPITULLI I DYTË

MEKANIZMI I MONITORIMIT DHE KONTROLLIT

Parimet e përcaktuara në këtë Kartë shërbejnë si udhëzime për standardet bazë etike që kërkohen nga drejtuesit e inspektimeve gjyqësore dhe inspektorët në kryerjen e detyrave të tyre. Ato kanë natyrë këshillimore dhe synojnë të ndihmojnë drejtuesit e inspektimeve gjyqësore dhe inspektorët në lidhje me çështjet etike dhe profesionale me të cilat përballen.

Karta do të publikohet në faqen e internetit të Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, si dhe në faqen e internetit të çdo shërbimi inspektues – anëtar i Rrjetit Europian të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë.

Autoritetet dhe organet të cilave u është besuar në bazë të ligjit kombëtar funksioni i shërbimeve të inspektimit do të sigurojnë që rregullat dhe parimet e kësaj Karte të respektohen dhe zbatohen.

DISPOZITA SHTESË

Në shtetet anëtare të Rrjetit, ku nuk ka organ inspektues të parashikuar ligjërisht, me personalitet juridik të pavarur, veçmas ose brenda një organi suprem të gjyqësorit (Gjykata e Lartë, Ministri i Drejtësisë), në lidhje me parimet dhe rregullat e kësaj Karte, ato zbatohen vetëm nëse janë në përputhje me kuadrin e legjislacionit kombëtar. Pavarësisht nëse ka një përputhje të tillë apo jo, autoriteti më i lartë gjyqësor në vendin e caktuar do të vendosë rreth kësaj çështje.


[1] Parimi i paanshmërisë është formuluar në gjuhët kombëtare të anëtarëve të Rrjetit, në përputhje me dispozitat e ligjit kombëtar.

Si Pranohen Ankesat

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas marrjes së ankesës brenda 5 ditëve nga marrja konfirmon me shkresë marrjen e saj.  Pasi është konfirmuar marrja e ankesës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka afat 3 tre muaj nga marrja e saj t’a shqyrtojë duke filluar kontrollin.  Kontrolli siguron që ankesa plotëson kushtet që ka vendosur ligji për të qenë e pranueshme.  Kontrolli i pranueshmërisë,  ka të bëjë me:

  • Mënyrë e paraqitjes, pra nëse ankesa është e paraqitur me shkrim;
  • Të dhënat si emri, mbiemri dhe adresa juaj;
  • Përshkrimin e fakteve dhe rrethanave për të cilat ankoheni;
  • Emrin, mbiemrin e gjyqtarit apo prokurorit, bashkë me gjykatën apo prokurorinë ku ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti ndaj të cilit ankoheni;
  • faktet kanë ndodhur pas 5 viteve nga koha kur ka ndodhur fakti apo rrethana e pretenduar.
  • në përmbajtje nuk ka elemente abuzive, nuk është haptazi e pabazuar ose e përsëritur nga i njëjti ankues;
  • sjelljen e magjistratit, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur ka ndodhur rrethana apo fakti për të cilën ankoheni;
  • sjelljen së magjistratit, të parashikuar si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi në kohë kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
  • sjelljen e magjistratit që, nëse provohet se është kryer, përbën shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.

Vetëm pasi plotësohen të gjitha këto kushte, ankesa pranohet dhe vijohet me procedurat e verifikimit të pretendimeve të ngritura në ankesë.  Nëse njëri ose më shumë kritere nuk plotësohet, atëherë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxjerr vendimin për arkivimin e ankesës.  Ju do të njoftoheni për vendimin e arkivimit të ankesës dhe për të drejtën tuaj për t’u ankuar, ku mund të ankoheni  ndaj vendimit bashkë me afatin brenda të cilit mund të ankoheni.