Mban pozicionin e “Inspektorit jomagjistrat”, në Njësinë e Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar “Jurist” pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Ka marrë titullin “Avokat” në vitin 2011.
Në 1997-1998 ka punuar në Bashkinë Bulqizë, si përgjegjës i Zyrës Juridike. Ka punuar si inspektor jurist në prefekturën e qarkut Dibër në vitet 1998-2001 dhe 2003-2004.
Në vitet 2002-2003 ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve në prefekturën e qarkut Dibër.
Ka punuar si inspektor jurist në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Dibër në periudhën 2010-2014.
Ka mbajtur detyrën e kancelarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër nga viti 2004-2010 e më pas nga 2014-2022.
Kazia ka kryer ndër vite një sërë trajnimesh në fushën e gjyqësorit dhe institucioneve.