Mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në vitin 2000.
Në vitin 2002 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Në vitin 2013, ka përfunduar programin e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” në Programin “Legjislacion dhe studime evropiane”, pranë Institutit të Studimeve Evropiane, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën Tetor 2011-Maj 2012 është trajnuar dhe certifikuar pranë Njësisë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm, pranë Ministrisë së Financave si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”. Në periudhën Prill 2010-Korrik 2010 ka përfunduar me sukses procesin e përzgjedhjes dhe kursin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës, në bashkëpunim me Ambasadën spanjolle dhe Avokaturën e Shtetit, në përfundim të të cilit ka marrë titullin “Avokat Shteti”.
Ka një eksperiencë pune mbi 16 vjeçare në fushën e së drejtës dhe administratën publike dhe gjyqësore. Nga Marsi i vitit 2009 deri në Qershor 2015 ka ushtruar detyrën e Avokates së shtetit pranë Ministrisë së Integrimit dhe Ministrisë së Financave. Gjatë periudhës Qershor 2015 -Prill 2016 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas nga Prilli 2016 deri në Gusht 2020 detyrën e këshilltares ligjore, pranë Gjykatës Administrative të Apelit. Prej Shtatorit 2016 është anëtare, në cilësinë e ekspertes së Komisionit në procesin e rekrutimit të punonjësve të Bashkisë Ura Vajgurore.
Ka marrë pjesë në trajnime brenda dhe jashtë vendit si dhe në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Zotëron gjuhën angleze, franceze dhe italiane.