Arjeta Lika

Znj. Arjeta Lika është Magjistrate Gjyqtar. Prej Shkurtit 2023 është komanduar në pozicionin e Këshilltares pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2011 është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës. Nga viti 2017-2020 ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës, profili Gjyqtar.

Karrierën e ka nisur në vitin 2012 si pjesë e administratës gjyqësore pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Dhoma Civile), e më tej prej vitit 2015-2017, si specialist në sektorin e “Inspektimit dhe Legjislacionit”, pranë Departamentit të Administratës Publike.

Në periudhën 2020-2023, znj. Lika ka ushtruar funksionin e Gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë deri në Shkurt të vitit 2023.

Gjatë ushtrimit të funksionit si Gjyqtare është angazhuar vazhdimisht në trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe institucione/organizma të tjerë të ndryshëm kombëtarë apo ndërkombëtarë.

Zotëron dy gjuhë të huaja: anglisht dhe italisht.