Mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në vitin 2007.
Ka një ekperiencë pune 13 vjeçare në fushën e së drejtës, administratës publike dhe gjyqësore. Gjatë viteve 2007 – 2009 ka mbajtur detyrën “inspektor” në Drejtorinë e Kompensimit Financiar të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë viteve 2009 – 2020 ka qenë hetues doganor në Drejtorinë e Hetimit të Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave; jurist në Drejtorinë Juridike të Departamentit Teknik, e më pas në Degën e Doganës Durrës; Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Teknike të Departamentit të Akcizës; Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Politikave të Vlerësimit Doganor në Departamentin Teknik; Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Kontrollit pas Zhdoganimit të Departamentit të Analizave e Aposteriorit.
Në këto funksione është trajnuar në vazhdimësi nga institucione e organizata vendase e të huaja si Departamenti Amerikan për Imigrimin dhe Doganat, ambasada e SHBA në Tiranë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, PAMECA III, ASPA, Drejtoria e Përgjithshme Doganave e Taksave Indirekte të Francës etj.