Aulona Levani

Mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në vitin 2007 është diplomuar si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë. Në vitin 2007-2008 ka kryer stazhin e As. Avokates pranë Studios Ligjore me avokat Besnik Zeneli dhe Neshet Ngucaj. Në vitin 2009 është pajisur me Licencë Avokatie nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Tiranë. Në vitin 2009-2011 diplomohet në Master Niveli i Dytë në Shkencat Juridiko-Penale në Fakultetin Justiniani I, Fakulteti Drejtësisë.

Ka një karrierë të gjatë në administratën publike dhe private. Në dhjetor të vitit 2007 emërohet jurist në Spitalin Rajonal Vlorë. Në shkurt të vitit 2010 ka punuar jurist në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë dhe më pas është emëruar Drejtor i Drejtorisë Juridike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Në vitin 2012 ka punuar si jurist në Kompaninë “ELMAER” Shpk. Në vitin 2013 ka punuar si jurist pranë “Cardio Diagnostic Center Hamburg/Tirana”, German Hospital dhe në Qershor 2016 si Drejtor i Përgjithshëm pranë German Hospital. Në vitin 2019 ka punuar si Avokat në Studio Ligjore A.Levani. Në vitin 2020 emërohet Përmbaruese Gjyqësore në Përmbarimin Gjyqësor Shtetëror Tiranë. Në prill 2021 ka punuar Avokat në Studio Ligjore A.Levani. Në qershor të vitit 2021 emërohet Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Arsimit Parashkollor, Trashëgimisë Kulturore, Turizmit dhe Sporteve, Bashkia Elbasan.

Ka kryer një sërë trajnimesh me tematika që lidhen me: “Aspekte të procedurës civile me ndikim në rritjen e efektivitetit të gjykimit civil” organizuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Euralius, “Mbrojtja e të dhënave Personale” certifikuar nga Partner Training Center Tirana, ”Ligjet në Biznes” trajnuar dhe Certifikuar nga Fondacioni Për Edukimin Ekonomik të të rinjve financuar nga Usaid dhe Soros etj.

Zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.