Prej 26 Marsit 2024 ushtron detyrën e Ndihmës Inspektorit, pranë Njësisë së Ndihmës Inspektorëve në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ka përfunduar studimet pranë fakultetit të drejtësisë, “Luarasi”, në vitin 2010.
Në vitet 2012-2014 znj. Nikolla ka punuar në sektorin privat, si përfaqësuese ligjore e shoqërisë “Sori-Al” sh.p.k.
Eksperiencën si jurist e ka vijuar përgjatë viteve 2014 – 2018 në sektorin e përfaqësimit Ligjor në drejtorinë juridike, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH) e më tej, detyrën e përgjegjësit të këtij sektori dhe përfaqësuese ligjore e institucionit të DPPSH-së.
Në vitet 2018-2021, ka punuar pranë Avokaturës së Shtetit duke ushtruar fillimisht detyrën e avokatit të shtetit pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe më tej atë të avokatit të shtetit pranë zyrës së përfaqësimit në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe në arbitrazhin ndërkombëtar, në fokus të së cilave ka patur përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave pasurore të Ministrisë së Bujqësisë në të dyja shkallët e gjykimit, si dhe përfaqësimin e mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit shqiptar dhe/ose personit juridik publik përpara forumeve të ndryshme të arbitrazhit ndërkombëtar.
Më tej znj. Boriana Nikolla është emëruar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), në fillim në detyrën e drejtorit të departamentit juridik (2021-2022) dhe më tej (2023-2024) në pozicionin e audituesit të lartë pranë departamentit të kontrollit të zbatimit të standardeve & sigurimit të cilësisë së auditimit, të po këtij institucioni.