Mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë e më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Përgjithshme të Çështjeve dhe Shërbimeve Juridike në ILD.
Është diplomuar me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Në vitin 2011, ka përfunduar programin e studimeve Master i Nivelit të Dytë, pranë Fakultetit Juridik, të Universitetit të Tiranës në profilin “E Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Evropiane”.
Znj. Pasko ka një eksperiencë 20 vjeçare në administratën publike.
Nga viti 2001 deri në vitin 2009, ka ushtruar funksionin e juristes në Drejtorinë Juridike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas, deri në vitin 2020 është emëruar Drejtore e Drejtorisë Juridike pranë këtij Institucioni.
Gjatë periudhës 2009 – 2020 ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh për Reformën Zgjedhore dhe konsulente ligjor në kuadër të iniciativave të shoqërisë civile me fokus zgjedhjet, referendumet dhe nismën ligjvënëse të zgjedhësve.
Ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.