Elena Pelushi ka përfunduar në vitin 2002 Shkollën e Magjistraturës, profili Prokuror dhe në vazhdim ka ushtruar funksionin e Prokurores deri në Shkurt të vitit 2021, kur është komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të ushtruar detyrën si Inspektore Magjistrate.
Gjatë ushtrimit të funksionit si Prokurore, nga viti 2001 është angazhuar në një sërë trajnimesh të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe institucione/organizma të tjerë të ndryshëm kombëtarë apo ndërkombëtarë.
Njeh dhe zotëron gjuhën frënge, italiane dhe angleze.