Elisa Mezini

Mban pozicionin Ndihmës Inspektor, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është diplomuar (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë) si juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2009. Ka marr titullin Avokat, pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin 2011. Certifikuar/licencuar nga Ministri i Drejtësisë, për ushtrimin e veprimtarisë si përmbarues gjyqësor privat në vitin 2015. Eksperienca të mëparshme punësimi kanë qenë, Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit / Ministria e Drejtësisë, nga muaji Dhjetor 2009 e deri më tetor 2013.

Nga mars 2014 deri në korrik 2020, ka punuar në Kryeministri në pozicione të ndryshme duke filluar nga Juriste, Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore edhe më pas Drejtor i Drejtorisë së Administrimit të Brendshëm.

Lidhur me fushën e veprimtarisë së pozicioneve që ka mbajtur, ka qenë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme në fushën e inspektimit, përfaqësimit gjyqësor, prokurimit publik, menaxhimit të burimeve njerëzore, financat publike etj.

Zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze dhe frënge.