Mban pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Analizës Ligjore dhe Hartimit. Diplomuar në vitin 2007, pranë Universitetit “Westminster”, Londër.
Prej vitit 2009, ka ushtruar disa funksione pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa prej vitit 2015, ka ushtruar detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Reformave Ligjore dhe Përafrimit të Legjislacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, ku ka kontribuar në hartimin e nismave ligjore dhe nënligjore, në fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti të akteve nënligjore të miratuara, gjatë vitit 2019, në kuadër të paketës së reformës në drejtësi.
Gjatë ushtrimit të detyrës, ka marrë pjesë në grupe pune ndërinstitucionale për hartim legjislacioni dhe ka kryer analiza të mangësive ligjore, në funksion të proceseve integruese.
Ka mbajtur funksionin e përgjegjësit deri në Gusht 2020, dhe prej Shtatorit 2020, i bashkohet stafit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Zotëron shumë mire gjuhën angleze.