Aktualisht mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ka ndjekur studimet për Financë në Fakultetin “Dokuz Eylul” Izmir Turqi, më pas është transferuar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës nga ku është diplomuar në degën Ekonomik.
Ka një karrierë të gjatë në sistemin bankar, ka punuar 3 vjet pranë Raiffeisen Bank si analist kredie dhe bankier personal, më pas ka punuar për 2 vjet si Drejtor i Degës Lushnje pranë Bankës Amerikane të Shqiperisë, ka punuar për 4 vjet si Drejtor i Degës së Fierit pranë Intesa San Paolo Bank Albania, ka punuar për rreth 3 vjet si specialist kontabiliteti pranë Bankës së Shqipërisë Dega Lushnje, ka punuar si Specialist i Parandalimit Pastrimit Parave dhe Financimit Terrorizmit në Departamentin e Mbikëqyrjes pranë Bankës së Shqiperisë.
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës turke, angleze dhe italiane.