Mban pozicionin e inspektorit jo magjistrat pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Diplomohet “Jurist” në vitin 2004, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës Në vitin 2011 ka përfunduar studimet “Master i Nivelit të Dytë në të Drejtë Civile” në Fakultetin Juridik në Tiranë. Ka marrë titullin avokat në vitin 2006. Gjatë periudhës 2004-2007 ka shërbyer si Sekretare dhe Kryesekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ka punuar gjithashtu si juriste/specialiste e burimeve njerëzore dhe trajnimeve pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në vitet 2015 – 2019. Më tej ka qenë e angazhuar pranë Sekretariatit Teknik të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit në vazhdim të vitit 2019. Pas fitimit të Diplomës Ndërkombëtare si Eksperte e Poligrafit, ka mbajtur detyrën e Shefes së Sektorit të Poligrafit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore prej fillimit të vitit 2020 deri në maj të vitit 2022.
Prej vitit 2006 është angazhuar si pedagoge me kohë të pjesshme në një universitet jo publik në fushën e drejtësisë.
Ka kryer disa specializime në fushën e të drejtave të njeriut dhe është e specializuar në fushën e së drejtës civile.
Zotëron gjuhën angleze, italiane e greke.