Prej tetorit 2022, z. Eugen Nasufi mban pozicionin Inspektor Jomagjistrat pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Angazhimi i tij në ILD nis në gusht 2020 si Ndihmës Inspektor.
Z. Eugen Nasufi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë me titullin “Jurist” në vitin 1996. Ka përfunduar studimet pasuniversitare, Master ekzekutiv – Profili “E drejtë Biznesi” në vitin 2010-2011 në Universitetin “Marin Barleti” Tiranë. Në vitin 2007 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Ka një eksperiencë të gjatë pune prej 24 vitesh në administratën shtetërore, si jurist në pozicione të ndryshme të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, si në Këshillin e Qarkut Dibër, Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Organizata Jofitimprurëse, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Bashkinë Tiranë, Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.
Ka qenë pjesë e trajnimeve të vazhdueshme të kryera në funksion të fushës së veprimtarisë lidhur me pozicionet e ndryshme që ka patur. Ndërkohë në dy vitet e fundit ka marrë pjesë në trajnimet të zhvilluara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në bashkëpunim me OPDAT, EURALIUS, ekspertë të Bashkimit Evropian (TAIEX)…etj., për çështje të hetimit disiplinor ndaj magjistratëve si dhe për inspektimet institucionale dhe tematike.
