Prej Shtatorit 2024, mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar në shkencat juridike në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bukureshtit, Rumani dhe në vitin 2008 ka marrë titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Znj. Milkani ka një eksperincë 25 vjeçare në fushën e së drejtës në administratë publike, si juriste në vitet 1999-2008, në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit. Më tej, në vitet 2008- 2018 dhe gjatë vitit 2020, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka mbajtur detyrën e Përgjegjësit të Sektorit e më pas të Drejtorit të Drejtorisë së Inspektimit, Vlerësimit dhe Analizës, në Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.
Gjatë viteve 2018-2020, ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, institucion në të cilin ka shërbyer edhe në detyrën e Këshilltarit Ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor gjatë vitit 2024.
Në periudhën 2021-2024, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Transparencës pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mrojtjen e të Dhënave Personale.
Znj. Milkani ka eksperiencë të gjatë në hartim legjislacioni dhe përfaqësimi ligjor institucional. Është trajnuar dhe çertifikuar nga institucione dhe organizata vendase dhe të huaja në kuadër të projekteve të ndryshme, si dhe ka marrë pjesë në aktivitete e konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, në fushat në të cilat ka qenë e punësuar.
Zotëron gjuhët e huaja rumanisht, anglisht, italisht.