Hajdar Noka

Prej Nëntorit 2020 mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit, në Njësinë e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është diplomuar Jurist në vitin 1996 pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Me një karrierë të gjatë në administratën publike, z. Noka ka qenë pjesë e strukturave publike që kanë monitoruar veprimtarinë e gjykatave e prokurorive përpara reformës në drejtësi.

Për 10 vite ka punuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, si Inspektor në sektorin e Inspektimit të

Çështjeve të Pronësisë (2010 – 2012); Inspektor në sektorin e Inspektimit të Prokurorisë (2012 – 2016) dhe në periudhën 2016 – 2020, ka drejtuar sektorin e inspektimit të Institucioneve të tjera të varësisë.

Është autor i “Ekzekutimi i detyrueshëm sipas Kodit Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” (2005) dhe merr pjesë vazhdimisht në trajnime kombëtare e ndërkombëtare në fushën e të drejtës.