Prej Korrikut 2023, ushtron detyrën e Ndihmës Inspektorit pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Është diplomuar “Jurist” në vitin 2014 nga Universiteti “Albanian University” Tiranë e më tej një Master Shkencor, dega e Drejtë Private, ndërsa në vitin 2017 ka marrë licencën e avokatit.
Me mbi 11 vite pune në administratën publike, z. Rabdishti e ka nisur profesionin si jurist pranë Drejtorisë Rajonale te ALUIZNI-t, Dibër.
Në vitin 2015 kalon në Bashkinë Dibër, fillimisht në pozicionin e këshilltarit të Kryetarit të Bashkisë Dibër, mё tej si Përgjegjës i menaxhimit të burimeve njerëzore e mё pas si Drejtor Juridik pranë këtij institucioni.
Nga Dhjetori i vitit 2017 deri në Mars të vitit 2020, ka ushtruar detyrën e Drejtorit Rajonal Të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Dibër.
Më pas kalon nё pozicionin jurist, pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Group Sh.A Tiranë, nё sektorin e marrëdhënieve me Gjykatat.
Në kuadër të aktivitetit të tij profesional, z. Rabdishti ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme.