Irma Lamçe

Znj. Irma Lamçe prej shtatorit te vitit 2024 mban pozicionin e Ndihmës Inspektorit pranë Njësisë së Ndihmës Inspektorëve në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Është diplomuar me titullin “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në vitin 2002.

Znj.Lamçe ka një eksperiencë pune 20 vjeçare në fushën e të drejtës në administratën publike dhe gjyqësore,

Në periudhën kohore 2004-2008 ka punuar si Sekretare Gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (sot Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar).

Në vitet 2008 – 2019 ka punuar fillimisht si Juriste në Drejtorinë Juridike dhe Apelimit në Zyrën Qendrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, e me tej, po si Juriste, në Sektorin Juridik dhe Hartimit të Legjislacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë.

Në vitet 2019-2024, ka ushtruar detyrën si Avokate Shteti pranë Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit Tiranë, duke kryer përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit shqiptar pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelit për çështjet e deleguara për ndjekje në këto dy shkallë gjykimi.

Në kuadër të fushës së veprimtarisë së funksioneve të ushtruara, znj. Irma Lamçe ka kryer një sërë trajnimesh profesionale ne institucione vendase dhe te huaja.

Zotëron njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.