
Prej Shkurtit 2021 mban pozicionin e Inspektorit Magjistrat pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ka lindur në Fier në 11.06.1978. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2001 e menjëherë më pas ka vijuar studimet në Shkollën e Magjistraturës, profili Prokuror.
Nga viti 2003 deri 2009 ka ushtruar detyrën e prokurorit, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në cilësinë edhe të Zv/Drejtues të kësaj Prokurorie.
Në periudhën 2009-2021 ka ushtruar detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, i caktuar në Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit e më tej në seksionet e krimit financiar, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.
Zonja ka disa eksperienca si ekspert/lehtësues trajnimesh dhe merr pjesë vazhdimisht në trajnime të fushës brenda e jashtë vendit.