Lindita Ziguri ka lindur në 06.07.1968 në Përmet dhe është diplomuar me titull Diplome “Jurist”, pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin e Tiranës, Dega Drejtësi. Aktualisht mban pozicionin e Inspektorit Magjistrat të Komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Znj. Ziguri është emëruar Prokuror në vitin 1993 dhe në vitet 1997-1998 ka ushtruar detyrën e Prokurorit të Rrethit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet. Në periudhën Janar 2002 – Janar 2021 ka mbajtur pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku përgjatë viteve 2009 – 2011 ka kryer detyrën e Shefit të Seksionit për të Mitur.
Për punën e saj si Shef Seksioni për të Mitur dhe Kontributin e dhënë në Reformën e Drejtësisë për të miturit në Shqipëri, znj. Ziguri është vlerësuar me “Çmimin e Mirënjohjes” nga Transparency International Albania dhe UNICEF në vitin 2009.
Përgjatë karrierës së saj në Drejtësi, znj. Ziguri ka marrë pjesë në mënyrë aktive në konferenca dhe trajnime të ndryshme lidhur me zgjerimin e njohurive në fushën e të drejtës materiale dhe procedural penale, ndër të cilat përmenden “Procedurat e Falimentit” të International Finance Corporation, World Bank; “18th TAIEX International Forum for Prosecutors on Fighting Organized Crime” të Komisionit Europian; “Intellectual Property Rights Enforcement” nga International Law Enforcement Academy.